Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Presidentja Osmani theksoi rolin e rëndësishëm që BIK luan në promovimin e respektit të ndërsjellë ndërmjet besimeve e feve të ndryshme në Republikën e Kosovës. Presidentja vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes bashkësive fetare në promovimin e vlerave tradicionale të bashkëjetesës fetare.
Presidentja Osmani potencoi në veçanti kontributin pozitiv të BIK në përçimin e mesazheve tek qytetarët e Kosovës në situatën e rëndë të përballjes me pandeminë.
“Myftiu Tërnava e uroi Presidenten Osmani për marrjen e detyrës dhe i ofroi bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.