Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise.
Por, shefja e shtetit nuk e ka ngushëlluar familjen e ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre, Fazli Veseli.
Osmani përmes një postimi në Twitter është shprehur e pikëlluar për vrasjen e presidentit të Haitit gjatë një sulmi në rezidencën e tij.
Por, Osmani nuk ka shkruar për vdekjen e babait të Kadri Veselit, i cili vdiq sot në moshën 94-vjeçare.
“Jam i pikëlluar kur dëgjova për vrasjen e Presidentit Moïse dhe u trondita kur dëgjova për sulmin e neveritshëm. Unë pata rastin ta takoja personalisht para një muaji. Mendimet e mia në këtë kohë janë me familjen e tij dhe njerëzit e #Haiti”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se për vdekjen Fazli Veselit kanë reaguar shumë zyrtarë të insitucioneve publike të cilët kanë shprehur ngushëllime.
I am saddened to hear of the assassination of President Moïse and shocked to hear of the abhorrent attack.
I had the opportunity to meet him in person a month ago. My thoughts at this time are with his family and the people of #Haiti.— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 7, 2021