Kuvendi i Kosovës ditën e sotme do të mbajë seancë plenare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Presidentja e Republikës së Kosovës do t’i drejtohet deputetëve në Kuvend në ora 09:30.
Me aktin më të lartë juridik të shtetit është e përcaktuar që sё paku një herë në vit kreu i shtetit t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij/saj.
Pas adresimit të Osmanit, do të nis seanca plenare me fillim nga ora 10:00 me vetëm një pikë të rendit të ditës.
Në rend dite do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2025.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.