×
  • Lajme
  • Lajme / Raportet Kosovë-Turqi

    Presidentja Osmani takohet me Erdoganin në Turqi

    Reporteri
    08 Dhjetor 2023 | 14:46
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në Stamboll.

    Kështu u bë e ditur nga një postim në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Turqisë, teksa kanë bashkëngjitur edhe një fotografi.

    “Presidenti Recep Tayyip Erdoğan u takua në Stamboll me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu”, thuhet në postim.

    Pas takimit, presidentja Osmani ka shkruar në profilin e saj në Facebook. “E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë”.

    “Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, shkroi Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!