×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani takon ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon

    Reporteri
    27 Maj 2022 | 18:29

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

    Në takim me ambasadorin Abbott, Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, duke përfshirë koordinimin në politikën e jashtme.

    Presidentja ka falënderuar ambasadorin britanik për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!