×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Presidentja Osmani i thërret në takim konsultativ liderët e partive politike, diskutohet caktimi i datës së zgjedhjeve lokale

    Reporteri
    03 Qershor 2025 | 11:32

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka thirrur në një takim konsultativ liderët e partive politike në vend, për të diskutuar rreth caktimit të datës për zgjedhjet lokale.

    Takimi pritet të mbahet nesër. Caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë pritet të bëhet pas këtij konsultimi që presidentja pritet ta ketë me krerët e partive politike.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

    “Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka thënë Kupina për Reporteri.net.

    Ky takim vjen ndërkohë që Kosova ndodhet në një ngërç institucional, pa Kuvend të konstituuar, tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!