×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani udhëton drejt Japonisë, merr pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 10:26

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në në hapjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020, njofton Zyra e Presidencës.


    Në komunikatën e dërguar nga Zyra e Presidencës, Osmani do të ketë edhe takime me përfaqësues të Japonisë.

    “Ajo poashtu, gjatë ditëve në vijim, do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shtetit japonez. Kosova do të përfaqësohet me 11 sportistë në Lojërat Olimpike Tokio, ndërkaq Presidentja Osmani do t`i mbështesë ata nga afër. Ajo ka përgëzuar sportistët kosovarë, duke uruar që secili nga ta të triumfojë në disiplinat përkatëse sportive. Gjatë qëndrimit në Tokio, Presidentja Osmani së bashku me liderë të tjerë botërorë do të pritet nga Perandori Naruhito. Teksa në kuadër të takimeve bilaterale, zonja Osmani do të realizojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihide Suga, ministrin e jashtëm Toshimitsu Motegi, me përfaqësues të organizatave ekonomike e tregtare si dhe me përfaqësues të tjerë shtetëror”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!