Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot udhëtoi për në Zvicër ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës (Swiss Economic Forum).
Në këtë Forum, Presidentja Osmani do të flasë për potencialin ekonomik të Kosovës si dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
Presidentja Osmani do të mbajë një fjalë rasti në këtë Forum, në të cilin çdo vit marrin pjesë 1,350 personalitete nga biznesi, akademia, politika dhe mediat.
Diskutimet në këtë Forum synojnë këmbimin e ideve në fushën e rrjetëzimit industrial.
Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të takohet edhe me përfaqësues shtetëror të Konfederatës zvicerane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.