Me rastin e ditës së komunitetit egjiptian, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berishën dhe përfaqësues të komunitetit egjiptian.
Presidentja Osmani uroi të gjithë qytetarët e komunitetit egjiptian për këtë ditë të veçantë dhe theksoi rëndësinë e vazhdueshme të kontributit të tyre në ndërtimin e një shoqërie demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.
Osmani vlerësoi rolin aktiv të komunitetit egjiptian në jetën institucionale të vendit, si dhe përkushtimin e tyre për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
Në këtë ditë simbolike, Presidentja riafirmoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar të drejta të barabarta dhe përfshirje të plotë për të gjitha komunitetet pa dallim, si pasuri e përbashkët e shtetit tonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.