×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Presidentja Osmani uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë: Miqësia jonë është e përhershme

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 13:11

    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar popullin amerikan me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.


    Osmani ka shkruar se historia ka dëshmuar se në momentet më të vështira për kombin tonë, Amerika zgjodhi të ishte mbrojtësja dhe promovuesja më e madhe e së drejtës sonë, duke u rreshtuar përkrah nesh në përpjekjet tona për liri.

    “Qytetarët e Kosovës sot e përjetojnë festën e pavarësisë së SHBA-ve si festë të tyre. Ata luten për mirëqenien e popullit amerikan dhe urojnë njëri-tjetrin për miqësinë me të, e cila, sikur thoshte presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, “është e përhershme””, ka shkruar Osmani.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!