×
  • Lajme
  • Lajme / Partneriteti

    Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 9:15

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar republikanin, Donald Trump, i cili është vetëm katër vota elektorale larg Shtëpisë së Bardhë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Osmani në X ka uruar Trumpin, duke shkruar se SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i pazëvendësueshëm i Kosovës.

    “Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald Trump dhe JD Vance për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara. SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i pazëvendësueshëm i Kosovës.

    Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë!”, ka shkruar Osmani në X.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!