Në hapësirat e Ambasadës amerikane në Prishtinë, sot po festohet përvjetori i 248-të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, festa e 4 korrikut.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është e pranishme në këtë festë të madhe. As shiu i mbrëmjes së sotme, nuk e ka ndalur as presidenten Osmani e as ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, që bashkë me shumë të tjerë, përfshirë edhe fëmijë të vallëzojnë, shkruan Reporteri.net.
“Festojmë Pavarësinë e Amerikës”, ka shkruar presidentja.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot paraprakisht, shprehi kënaqësi që artistja e njohur, Alma Bektashi do këndojë Himnin Kombëtar të SHBA-së në eventin e Pavarësisë.
Dita e Pavarësisë, Ambasadori Hovenier bën prova bashkë me Alma Bektashin për himnin amerikan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.