Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim profesorin amerikan Edward Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor të lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit Johns Hopkins.
Sipas njoftimit të Presidencës, Joseph e përgëzoi Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës dhe i uroi sukses në ushtrimin e mandatit.
Gjatë takimit, presidentja dhe profesori amerikan diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.
Shiroka-Pula shprehu mirënjohjen për urimet, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut me miqtë dhe partnerët për çështjet me interes të përbashkët.