×
  • Lajme
  • Lajme

    Pretendimet e Ganimete Musliut se u kërcënua nga aktivistë të VV-së, reagon PDK-ja

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 16:03

    Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetes së kësaj partie, Ganimete Musliu se është kërcënuar nga përkrahës të Vetëvendosjes.


    Në reagimin e PDK -së thuhet se rasti i kërcënimet të Musliu pas debateve në seanca parlamentare, tregon se fjala e lirë në vend është e kërcënuar dhe kjo sipas tyre është alarmante.

    “Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, dënon gjuhën e urrejtjes dhe fyrjeve e linçimeve të militantëve të dhunshëm në rrjetet sociale.

    Rasti i fundit i kërcënimit të deputetes së PDK-së Ganimete Musliu pas debateve në seanca parlamentare, tregon se fjala e lirë në vend është e kërcënuar dhe kjo është alarmante”, thekson reagimi.

    PDK ka ftuar Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të veprojnë urgjentisht dhe çdo sulmues ta sjellin para drejtësisë.

    “Pushteti aktual i cili përmes sulmeve ndaj shtetit e linçimeve publike ka ardhur në krye të institucioneve, sot është përgjegjës për kërcënimin e demokracisë dhe shprehjes së mendimit të lirë.

    Ftojmë Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të veprojnë urgjentisht dhe çdo sulmues ta sjellin para drejtësisë.

    Pavarësisht çdo lloj sulmi e kërcënimi, deputetët e PDK-së dhe të gjitha organet e partisë do të vazhdojnë të denoncojnë çdo aferë korruptive të pushtetit aktual.

    PDK fton edhe mediat dhe qytetarët që mos të bien pre e asnjë kërcënimi për ta shprehur mendimin e tyre, ndërsa institucionet e rendit dhe drejtësisë janë të obliguara që në përputhje me Kushtetutën e ligjet, të garantojnë fjalën e lirë në Kosovë”, thekson reagimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!