Prezantuesi i njohur Xhemajl Rexha ka ofenduar rëndë kolegët gazetarët të mediumit online ‘Periskopi’.
Drejtuesi i ‘Interaktiv’ në KTV, ka shkuar aq larg sa që ata i ka sharë me ‘rob shpie’, duke e shpërndarë një artikull të këtij mediumi.
“Mos ta kisha pasë punën që e kam, ua kisha shkru 1 koment ‘kolegëve’ – Robt jau q***a! Faleminderit”, ka shkruar ai në Twitter.
Artikulli të cilin e ka nxjerrë jashtë kontrolli Xhemajl Rexhen ka të bëjë me votat e pavlefshme të ardhur nga diaspora, e që sipas KQZ-së rezultuan të jenë shumica e atyre që erdhën me postë nga vendet e ndryshme të botës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.