Në Spitalin e Pejës është lënë një foshnje në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa prindërit janë larguar.
Spitali ka raportuar në Policinë e Kosovës se kjo ka ndodhur ditë më parë dhe se foshnja është dërguar në QKUK për t’u trajtuar më tej.
“Nga Spitali i Pejës është raportuar se ditë më parë, nga prindërit e saj është sjell foshnja viktima femër kosovare, në gjendje të rëndë shëndetësore. Të dyshuarit më pas janë larguar nga spitali dhe kanë lënë viktimën. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së e cila rastin po e heton si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.