×
  • Lajme
  • Lajme

    Prindërit e Agon Musliut paralajmërojnë padi ndaj Qeverisë Kurti

    Reporteri
    03 Janar 2021 | 14:28

    Sot bëhen tetë muaj prej që 26-vjeçari Agon Musliu u vetëvra në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila ishte kthyer në karantinë.


    Tetë muaj më pas, nëna e Agonit, Sofija dhe babai Naimi, sot vendosën kurorë me lule tek konviktet, aty ku i biri i tyre humbi jetën.

    Prindërit e Agonit po kërkojnë drejtësi për djalin, e për çka paralajmëruan edhe padi ndaj Qeverisë Kurti, qeveri kjo e cila udhëhiqte me vendin në kohën kur Agoni u vetëvra.

    Naim Musli thotë se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi qoftë edhe jashtë vendit.

    Pasi vendosën kurorë me lule, Musliu thekson se për tetë muaj po jetojnë në pikëllim, por që edhe më pikëlluese thotë se është padrejtësia që po i bëhet të birit.

    “Jemi në ditën kur djali ynë po mbushë tetë muaj që kur u nda nga jeta në këtë vend tragjik. Ne po e përjetojmë me pikëllim edhe më të madh këtë muaj, ndaj padrejtësisë që po i bëhet djalit tonë. Në fillim kam thënë se padrejtësia bie pikërisht mbi Qeverinë Kurti, Xhelal Sveçlën (ish-ushtrues detyre e ministrit të Punëve të Brendshme) dhe Arben Vitinë (ish-ministër i Shëndetësisë). Unë për këtë do të kërkojë drejtësi dhe nuk do të ndalem kurrë. Do të bëjë edhe një padi se padrejtësisht dhe në mënyrë të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese ka qenë vendosja dhe karantimi ku ndërroi jetë djali im”, ka thënë Musliu.

    Ai po kritikon edhe deputetët e Vetëvendosjes që janë pjesë e Komisionit Hetimor për menaxhimin e pandemisë COVID-19, për të cilët sipas tij votuan kundër shkuarjes së tij në këtë komision.

    “Kisha me shtu lidhur edhe padrejtësinë që po i bëhet djalit tim në komisionin hetimor nëse douan mediat me kuptu mirë, munden me vërtetu edhe votimi kur u bë se a kanë votuar deputetët e Vetëvendosjes për shkuarjen time në komisionin hetimor të parlamentit. Të gjitha deputet e Vetëvendosjes kanë votuar kundër, çka i kam penguar unë, çka i ka shtyrë ata, ata vet e dinë. Çka dojnë me hesht, çka duan të mbrojnë, ata vetë e dinë. Por unë do të veproj, do të punoj dhe nuk do të ndalem asnjëherë për djalin tim. Do të bëjë padi njëherë përnjëherë që po mendoj që Kurti dhe qeveria e tij bënë padrejtësi. Padrejtësi e madhe se në mënyrë kundër ligjore dhe kundër kushtetuese e bënë këtë karantinim ku humbi jetë edhe djali im”, tha ai.

    Mulsiu ka ritheksuar se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për të birin. Edhe nëna Sofia tha shkurt se duan drejtësi për të birin.

    “Nuk do të ndalem kurrë së kërkuari drejtësi qoftë edhe jashtë vendit. Përderisa për të tjerët po kërkoni drejtësi, pse mos të kërkoj unë për djalin tim të vetmin që e pata. Djali jonë nuk ka pasë lidhje fare me politikë”, theksoi ai.

    Edhe nëna e Agonit tha se duan drejtësi dhe vetëm drejtësi për të birin.

    “Drejtësi, drejtësi dhe vetëm drejtësi”, u shpreh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!