×
  • Lajme
  • Lajme

    Prindon Sadriu hedh ‘thumba’: Kush s’e kupton sot miqësinë me SHBA-në, e kupton nesër

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 7:35

    Në një kohë kur është vënë në pikëpyetje partneriteti bilateral mes Kosovës dhe ShBA-së – gjë e kumtuar edhe publikisht nga Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu ka pasur një gjuhë “thumbuese”, por ama pa referent të përcaktuar.

    “Miqësia jonë me ShBA-në është ekzistenciale. Ata të cilët nuk e kuptojnë këtë sot, e kuptojnë nesër”, ka shkruar Sadriu, teksa ka rishpërndarë një postim të një takimi të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me drejtoreshën amerikane të Peace Corps.

    Gjatë ditës së djeshme drejtoresha e Korpusit për Paqe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Carol Spahn qëndroi në Kosovë, ku pati takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!