Prishje e rendit dhe moszbatim i urdhërave policor, Policia jep detaje për arrestimin e asamblistit të Vetëvendosjes
Arianit Beqiri, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë u arrestua sonte në qendër të qytetit.
Ish-asistenti i kryeministrit Albin Kurti u u shoqërua në Polici për prishje të rendit dhe qetësisë publike, por edhe për moszbatim të urdhërave të Policisë.
Kështu ka bërë me dije, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai në një deklarim për gazetën online Reporteri.net, ka thënë se përvec Beqirit në Polici është shoqëruar edhe një person tjetër, për të njëjat arsyeje.
“Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor, për moszbatim të urdhrave policor dhe dyshimit për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Borovci për Reporteri.net.
Ai ka thënë se aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre.