Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka uruar qytetarëve një vikend të bukur me lajme të mira.
Ai në një status në Facebook ka thënë se Prishtina nga 66 raste pozitive me Covid-19, janë shëruar 45 plotësisht që do të thotë se janë vetëm 21 raste aktive.
Ahmeti po ashtu tha se një lajm tjetër i mirë është edhe shiu këtë vikend, pasi ka rënie të Badovcit e Batllavës, prandaj të reshurat në javë e parë të majit janë të rëndësishme për akumulimet.
“Sot, po ashtu super lajm është shiu duke marr parasysh që kemi rënie të Badovcit e Batllaves. Të reshurat në javën e parë të majit janë shumë të rëndësishme për akumulimet. Në përgjithësi vikend i bukur përkundër restriksioneve. Me disiplinën tonë të shërohemi plotësisht”, ka shkruar Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.