×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina e Vushtrria me nga 18 raste të reja me COVID-19, mund të shndërrohen në vatra të infeksionit

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 22:05

    Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 53 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 1 mijë e 437 numrin e përgjithshëm të të prekurve.


    Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 18 raste të reja vijnë nga Komuna e Prishtinës dhe 18 të tjerë nga ajo e Vushtrrisë.

    Për rrezikun e shndërrimit të këtyre komunave në vatra të infeksionit, IKSHPK-ja pati paralajmëruar më 5 qershor.

    “Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës e në veçanti në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë, Prizrenit dhe Fushë Kosovës nga mosmbajtja e distancës dhe mosmbajtja e maskave”, thuhet në paralajmërimin e këtij instituti të publikuar një javë më parë. /Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!