×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina gati të sjellë 30 autobusët e rinj në kryeqytet, hapet procedura e prokurimit

    Reporteri
    13 Shkurt 2025 | 10:51

    Trafiku Urban, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tani është publikuar procedura e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj.

    Kjo ndërmarrje e transportit publik në kryeqytet, thotë se me shtimin e këtyre autobusëve do të përmirësohen shërbimet dhe do të ketë përkushtim më të madh ndaj një transporti publik më të avancuar.

    Tutje në njoftim bëhet e ditur se procesi i blerjes ka arritur në një fazë të rëndësishme.

    “Blerja e autobusëve do të realizohet përmes procedurës dhe platformës së BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Procedura për aplikim është e hapur deri më 2 prill 2025, pas së cilës do të bëhet zgjedhja e operatorit. Me përfundimin e këtij procesi, autobusët e rinj pritet të mbërrijnë shumë shpejt dhe të ofrojnë shërbime të reja dhe më të mira për qytetarët”, thuhet në njoftim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!