Pandemia Covid-19 vazhdon të jenë shumë aktive në mesin tonë. Prishtina, del të jetë qyteti me më së shumti raste aktive, shkruan Reporteri.net.
Nga të dhënat e fundit të dala nga Ministria e Shëndetësisë, në Prishtinë janë 54 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me 48 raste.
Pas tyre, Klina ka 23 raste aktive, Prizreni 21 dhe komunat tjera kanë më pak raste.
Ndërkaq sa i përket numrit në nivel vendi, janë gjithsej 320 raste aktive me koronavirus.
Ndërkohë është bërë thirrje edhe në Kosovë për kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të përhapjes së variantit, Omicron.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.