×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina nis mbjelljen e 1 milion luleve sezonale

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 19:08

    Komuna e Prishtinës ka publikuar disa foto ku shihet se ka nisur mbjellja e luleve sezonale.


    “1 milion lule sezonale do të mbillen sivjet në Prishtinë për të zbukuruar hapësirat e gjelbra, të cilat vazhdimisht po mirëmbahen e revitalizohen. Falënderojmë të gjitha ekipet e ndërmarrjes Hortikultura për punën e palodhshme në terren gjatë kësaj kohe”, thuhet në postimin e Komunës së Prishtinës.

    Komuna shton se “neve na mbetet që të kujdesemi që të mos i dëmtojmë, t’i mbajmë pastër që të kemi ambient të shëndoshë rreth nesh. Vazhdo rri n’shpi që më shpejtë të e shijojmë pranverën e bukur në Prishtinë”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!