×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina po ngufatet nga ajri i ndotur, por kamioni në mes të kryeqytetit bartë thëngjill

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 20:39

    Kosova, veçmas Prishtina me rrethinë, konsiderohet të jenë ndër vendet me ajrin më të pashëndetshëm në botë.


    Qytetarët çdo ditë janë të rrezikuar nga ndotja e ajrit, gjendje e cila po përcillet çdo vit, pavarësisht thirrjeve dhe alarmit që po bëhet.

    E, ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit, deri më tani, janë identifikuar termocentralet, përdorimi i qymyrit për ngrohje nga amvisëritë dhe automjetet e vjetra.

    Por edhe përkundër ndalesës që ishte bërë nga MMPH në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës për shitjen dhe përdorimin e qymyrit, kjo lëndë djegëse ende vazhdon të shitet në mënyrë ilegale, shkruan indeksonline.

    Madje, të shpeshta janë rastet kur kjo lëndë djegëse shitet edhe në tregun online, por edhe në atë të hapur.

    Një kamion u pa gjatë ditës së sotme teksa barte qymyr në pikë të ditës në rrugët e Prishtinës, por kjo duket se s’i ra në sy organeve komptente, por vetëm qytetarit që ka publikuar këtë fotografi tek Vrojtuesit e Lagjës.

    Pamje të tilla shohim shpesh, teksa qytetarët veç pandemisë këtë dimër do të jenë të rrezikuar si çdo vit tjetër edhe nga ajri i ndotur.

    Ndryshe, Kosova është e para në Evropë për numrin e vdekjeve nga ajri i ndotur.

    Në raportin “Cilësia e ajrit në Evropë – 2018”, të publikuar nga kjo agjenci, thuhet se nga ajri i ndotur në Kosovë kanë vdekur 3 mijë e 700 persona brenda një viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!