×
  • Lajme
  • Lajme / Matjet

    Prishtina Weather: Ndotje enorme e ajrit në natën e Vitit të Ri

    Reporteri
    02 Janar 2024 | 11:26

     Prishtina Weather, ka bërë të ditur se në natën e Vitit të Ri ka pasur ndotje enorme të ajrit.

    Sipas matjeve në regjistruara në stacionin e IHMK-së në qendër të qytetit, koncentrimet e grimcave PM10 ishin edhe për shtatë-fish më të larta nga ato normale, deri në 352 ug/m3 që u regjistruan në orën 2, e ato më të imta PM2.5 deri në 291ug/m3.

    Të larta ishin edhe në Gjilan, deri në 200 ug/m3 sikurse ato PM10 dhe PM2.5.

    Sa për krahasim, koncentrimet ishin të larta edhe vitin e shkuar, por jo në këtë nivel. Më 1 janar 2023, në orën 1, koncentrimet e grimcave PM10 ishin në 170ug/m3.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!