×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinasi preket për herë të dytë nga coronavirusi, brenda 3 muajve

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 18:57

    Qytetari nga Prishtina, Petrit Bylykbashi është infektuar për të dytën herë me Coronavirus, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin e ka bërë të ditur vet Bylykbashi përmes një postimi në Facebook. Ai e ka theksuar  se pas ritestimit  është konfirmuar se është prekur për të dytën herë me COVID-19.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Ky virus i cuditshem!

    Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri.

    Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste.
    Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme.

    Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!