×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Dy nxënës të shkollës “Faik Konica” goditen nga rryma elektrike

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 11:53

    Mëngjesin e së martës, dy nxënës të shkollës Faik Konica në Prishtinë janë goditur nga rryma elektrike.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    E njëjta ka bërë të ditur se dy të miturit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia dhe organet përkatëse po trajtojnë rastin.

    “Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!