×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: E mashtroi duke ia marrë 51 mijë euro, arrestohet i dyshuari

    Reporteri
    27 Prill 2025 | 8:32

    Të shtunën është arrestuar një person në Prishtinë për “Mashtrim”, shkruan Reporteri.net.

    I njëjti dyshohet se me qëllim të përvetësimit pasuror në shumën prej 51 mijë euro, ka mashtruar një person.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi:

    MASHTRIM

    Prishtinë 26.03.2025-12:00. Me 26.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar, me qellim të përvetësimit pasuror për vete në shumën prej 51.000 euro. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!