×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Lëndohen tre persona nga vetëaksidenti i mërgimtarit me targa zvicerane

    Reporteri
    13 Korrik 2022 | 10:13

    Gazeta Online Reporteri raportoi për një vetëaksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe janë këputur edhe tre drunjë.

    Nga ky aksident gjithashtu kanë mbetur të lënduar tre persona.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “Sot rreth orës 01:30, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

    Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti./Reporteri.net/

    Vetëaksidentohet në qendër të Prishtinës: Vetura me targa zvicerane, këput tre drunj dhe përplaset për muri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!