×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Një grua ankohet se po kërcënohet nga burri e vjehrri, arrestohen të dy

    Reporteri
    12 Mars 2023 | 8:48
    Fotografi ilustruese.

    Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Policinë e Kosovës, në Prishtinë.

    Viktima ka raportuar se është kërcënuar dhe keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.

    PK bënë të ditur se me urdhër të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuarit.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    DHUNË NË FAMILJE

    Prishtinë 11.03.2023-10:50 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është kanosur si dhe keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!