×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Policia arreston një person, sekuestron tri thika dhe dy copë fishekë

    Reporteri
    04 Prill 2023 | 23:29

    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarin 38 vjeçar, A.I për mbajtje të paautorizuar të armës.

    Sipas njoftimit të Policisë gjatë zhvillimit të operacionit të bastisjes, policia sekuestroi tri thika dhe dy fishekë.

    “Arrestimi i të dyshuarit erdhi si rezultat i ndërmarrjes së një operacioni bastisjeje në rrugën “Rrahman Bahtiri” në Prishtinë, me ç’ rast policia gjeti dhe sekuestroj tri thika, dy copë fishek, si dhe gjësende të tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Reporteri.net.

    I arrestuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”./Reporteri.net/

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!