×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

    Reporteri
    10 Mars 2024 | 9:20

    Brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës janë raportuar në polici tri raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Siç bëhet e ditur, një rast ka ndodhur në Prishtinë, dhe dy rastet tjera, Podujevë dhe Fushë Kosovë.

    Njoftimi i policisë:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Podujevë / 09.03.2024 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër/kosovare. I dyshuari po ashtu gjatë vënies në kontrollë ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. Viktima bashkë me fëmijën e saj kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

    · Fushë Kosovë / 09.03.2024 – 21:00. Viktima femër/k ka njoftuar policinë se ndaj saj ka pasur dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti dhe vjehërri i saj të dyshuarit m/k. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin bashkëshorti është dërguar në mbajtje ndërsa vjehërri është liruar në procedurë të rregullt.

    · Prishtinë / 09.03.2024 – 01:00. Viktima femër/k, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!