Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në orët e vona në Prishtinë, ku dy vajza u goditën nga një veturë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /express
Aksident i rëndë në Prishtinë, vetura shkel dy vajza dhe ikën nga vendngjarja
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.