×
  • Lajme
  • Lajme

    Priten reshje të mëdha shiu, IHMK paralajmëron vërshime në rajonin e Dukagjinit

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 18:07

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme mund të ketë vërshime në rajonin e Dukagjinit.


    Përmes një komunikate për medie, IHMK ka njoftuar se reshjet e shiut do të fillojnë gjatë të enjtës pasdite në zonat malore, për të vazhduar pastaj me intensitet të shtuar, ku më së shumti priten reshje mëngjesin e së premtes.

    Instituti paralajmëron se në rrjedhat kryesore lumore pritet të ketë ngritje të nivelit të ujit gjatë ditëve në vijim ku edhe pritet të ketë shembje të dheut e vështirësi në qarkullim pasi pritet të ketë vërshime të shpejta.

    https://www.facebook.com/bashkim.kastrati.77/posts/10221341780366455

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!