Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes, për shkak të parashikimeve meteorologjike, ku pritet përkeqësim i motit.
Në një komunikatë për media, kjo drejtori ka thënë se priten erëra të forta dhe mundësi stuhish në disa zona.
“Ju lutemi të tregoni kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në ambiente të hapura. Sipas parashikimeve meteorologjike, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, përfshirë erëra të forta dhe mundësi stuhish në disa zona. Këto kushte mund të paraqesin rrezik për sigurinë tuaj.
Këshillojmë të evitoni qëndrimin pranë pemëve, objekteve dhe strukturave jostabile që mund të rrezikojnë sigurinë tuaj”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.