Në shumë shtete të botës është pezulluar mësimi në institucionet arsimore si masë parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19 apo të njohur ndryshe si koronavirusi.
Sipas burimeve të gazetës online Reporteri.net, Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse ka rekomanduar që mësimi në shkolla të pezullohet në mënyrë që të evitohet përhapja e koronavirusit.
Ky vendim pritet të mirret në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë e cila është thirrur për sonte në ora 20:00.
Deri më tash në Kosovë nuk është asnjë rast i prekur me koronavirus ndonëse ka pasur disa të dyshuar të cilët kanë rezultuar negativ./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.