×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Pritet të parakalojnë në shesh 1500 ushtarë të FSK-së dhe pjesëtarë të PK-së

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 10:07

    Me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, 1500 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës do të parakalojnë në sheshin e kryeqytetit.

    Në këtë parakalim do të marrin pjsë krerët e shtetit, deputetë e ministra, si dhe personalitete tjerë të ftuar.

    “1500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

    Në këtë 25-vjetor poashtu do të ketë edhe një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës duke nisur qysh nga ora 10:00.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!