×
  • Lajme
  • Lajme / Ardhja e mërgimtarëve

    Pritje një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2024 | 8:07

    Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar.

    E kjo e ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos në ato me Serbinë.

    Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë në vendin tonë, nga Dheu i Bardhë shkojnë deri në një orë e gjysmë, mëngjesin e së dielës.

    Kolona e automjeteve shkon në një kilometër gjatësi.

    Kështu bëjnë të ditur të dhënat e përditësuara sot rreth orës 07:07.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!