×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhënat e fundit

    Pritje të gjata në Merdarë, kolona tre kilometra për të dalë nga Kosova

    Reporteri
    05 Janar 2025 | 8:31

    Pritjet më të gjata për mërgimtarët qe po dalin nga Kosova, janë ato te pika kufitare në Merdare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Këtu qytetarët po presin deri në katër orë dhe kolona në këtë pikë kufitare është tre kilometra.

    Një pikë tjetër poashtu e ngarkuar, është ajo te Dheu i Bardhë ku pritjet janë deri në dy orë.

    Mërgimtarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova përmes këtij pikëkalimi kufitar. Kolona është 800 metra.

    Edhe në Mutivodë pritjet janë deri në dy orë, pasi kolona aty sipas të dhënave të fundit është 400 metra.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!