Edhe në mëngjes, kolona të gjata vazhdojnë të jenë në Merdare.
Bashkatdhetarët që kanë kryer pushimet dhe po mësyjnë vendeve jetojnë dhe punojnë, po përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare, sidomos në Merdare.
Në këtë pikë kufitare me Serbinë po ka pritje më së shumti.
Kjo për shkak se shumë prej tyre përdorin këtë pikë kufitare, ndërsa të tjerat më pak, ani pse QKMK vazhdimisht po apelon për shmangie të saj.
Gjendja aktuale e pritjeve në Merdare, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar është 5 orë e 30 minuta deri 5 e 40 minuta pritje në dalje të saj.
Peri dallim, në hyrje pritja është 5 deri 10 minuta për të hyrë në Kosovë.
Kurse, edhe te ‘Dheu i Bardhë’, pritjet në dalje të saj janë 50 minuta deri 1 orë.
Ndërsa, në pikat e tjera, gjendja është më mirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.