×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritje të gjata në pika kufitare për të dalë nga Kosova

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 10:05

    Mërgimtarë të cilët erdhën për festat e fundvitit në Kosovë, tanimë kanë përfunduar pushimet e tyre.


    Ata po kthehen në shtetet ku jetojnë e veprojnë. Edhe gjatë ditës së sotme raportohet për kolona nëpër pika kufitare.

    Në dalje të pikës kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë raportohet për kolona më të gjata. Në dalje të Merdares sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolonat janë deri në 900 metra që i bie 90 deri në 120 minuta pritje për të kaluar këtë pikë kufitare.

    Ndërsa rreth një orë po presin bashkatdhetarët që po kalojnë në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Kolonat në këtë pikë kufitare raportohet të jenë deri në 700 metra.

    Ndërsa kolona në pikën kufitare në Muçibabë është 100 metra, ndërsa në Jarinje 50 metra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!