Ditët e pushimit janë drejt fundit për bashkatdhetarët të cilët edhe këtë vit zgjodhën Kosovën për të kaluar disa javë.
Shumë prej tyre tashmë kanë marrë rrugën e kthimit në vendet ku jetojnë dhe kjo vihet re në daljet e pikëkalimeve kufitare të vendit.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar për të dalë nga Kosova nga pikë kalimi kufitar në Merdare, qytetarët duhet të presin deri në 6 orë. E kolona thuhet të jetë deri në 1 kilometër.
Perpos Merdares, një tjetër pikë kalim kufitar ku ka pritje të gjata është ai në Muçibabë ku kolona me makina është deri në 150 metra, ndërsa pritjet deri në 1 orë e gjysmë.
Tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 30 minuta, ndërsa në Jarinje sipas QKMK-së, pritjet nuk e kalojnë më shumë se 25 minuta.
Ndërkaq në hyrje kolona jo shumë të gjata janë evidentuar në Merdare, ku kolona është e gjatë rreth 100 metra dhe në Muçibabë e tek Dheu i Bardhë me nga 20 metra.
Këto statistika janë nxjerrë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të publikuara pas orës 22:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.