×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritjet në kufi: 6 orë vetëm për të hyrë në Merdare

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 17:38

    Bashkatdhetarë të shumtë zgjodhën që këtë muaj të drejtohen për Kosovë, për t’iu bashkuar familjarëve të tyre për festat e fundvitit.


    Por si çdoherë tjetër edhe këtë herë mërgimtarëve po iu del rruga më e gjatë se ç’shpresojnë.

    Pritjet e gjata në pikat kufitare të Kosovës janë mjaftë të mundimshme dhe i marrin shumë kohë.

    Në një video të siguruar nga Indeksonline shihet se si mërgimtarët u detyruan të presin më shumë se gjashtë orë për të hyrë në Kosovë, në pjesën kufitare të Merdares.

    Kjo video u realizua mëngjesin e sotëm, por që pritjet janë vazhdimisht njësoj teksa mërgimtarët kanë fajësuar institucionet e vendit për këto orë të shumta pritje në pikën kufitare në Merdare.

    Ndryshe Policia e Kosovës ka bërë thirrje që të shfrytëzohen pikat tjera kufitare, në mënyrë që të anashkalohen paksa këto pritje.

    Edhe në këto orë të mbrëmjes pritjet janë mjaftë të gjatë, si në Merdare ashtu edhe tek Dheu i Bardhë.

    Sigurisht se dëshira për të qenë në vendlindje dhe afër familjarëve ua lehtëson edhe pritjen gjithë bashkatdhetarëve që edhe këtë fundvit duan ta kalojnë në Kosovë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!