×
  • Lajme
  • Lajme / Kundërvajtje të përsëritura

    Prizren: 20-vjeçari me 21 pikë negative, policia ia anulon lejën për të gjitha kategoritë

    Reporteri
    22 Maj 2024 | 11:07

    Një 20-vjeçar në Prizren, gjatë kontrollës rutinore të policisë është ndaluar, dhe gjatë verifikimit i njëjti ka rezultuar me patentë të konfiskuar për shkak të pikëve negative që kishte marrë në vazhdimësi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Të njëjtit, i është anuluar leja për të gjitha kategoritë.

    Njoftimi:

    Anulohet leja e vozitësit për te gjitha kategoritë, me njëzet e një (21) pikë negative në Prizren për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura

    Prizren 22 maj 2024

    Drejtoria rajonale e policisë Prizren, Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren me datën 21.05.2024, gjatë kontrollit rutinë kanë ndalur veturën me targa vendore drejtuar nga vozitësi shtetas i Kosovës viti i lindjes 2004.

    Gjatë verifikimit është gjete se kundërvajtësi në fjalë edhe pse e kishte të konfiskuar patentë shoferin në bazë të ligjit 05/L-088 nga neni 55.3, i njëjti edhe më tutje ka vazhduar të drejtonte mjetin motorik ku i kishte të shqiptuara edhe nëntëmbëdhjetë (kundërvajtje) vazhdime ndalesë e përkohshme të cilat nuk i ka përfill kundërvajtësi.

    Me këtë raste policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Prizren kanë konfiskuar mjetin motorik në bazë të ligjit 08/L-0186 nga neni 246 paragrafi 6 , si dhe i anulohet leja e vozitje për të gjitha kategoritë ne bazë të nenit 245 paragrafi 7.

    Drejtoria rajonale e Policisë në Prizeren, apelon vozitësit që ti respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com, apo ne numrin e telefonit 192.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!