Sheshet kryesore të Prizrenit u mbushën përplot njerëz të dielën.
Masat anti COVID duket se nuk po e ndalojnë grumbullimin e njerëzve që kohën me diell e shfrytëzuan për të dalë jashtë shtëpive.
Në mesin e tyre pati edhe shumë turistë nga Shqipëria që erdhën për të vizituar këtë qytet historik edhe duke qenë të vetëdijshëm për shtrëngesat, raporton klan kosova.
Se kishte më shumë vizitorë nga Shqipëria e pohuan edhe shitësit prizrenas që në këtë ditë patën më shumë punë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.