Një person nga Prizreni ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që i njëjti është rrëzuar nga makina.
Policia njofton se viktima në gjendje të dehur ka hipur në pjesë e përparme të veturës, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe më pas është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor në spitalin e Prizrenit, është dërguar në QKUK, pasi që nën ndikim të alkoolit ka hipur në pjesë e përparme të veturës, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe më pas është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.