×
  • Lajme
  • Lajme

    Prizrenasi vdes pasi rrëzohet nga pema

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 8:59

    Një person ka vdekur si pasojë e rrëzimit aksidental nga një pemë dje rreth orës 17:35 në komunën e Prizrenit.


    Rastin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim bëhet e ditur se pasi është rrëzuar nga pema, viktima mashkull ka pësuar lëndime të rënda të cilat edhe i kanë shkaktuar vdekjen.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Rr. Sheh Emini, Prizren 01.10.2020 – 17:35. Viktima mashkull  kosovar, është rrëzuar nga pema dhe ka pësuar lëndime të rënda. Viktimës i është dhënë tretmani mjekësor, por nga lëndimet e pësuara, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në njoftim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!