Në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 1.593 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar ka një rënie të numrit të qifteve të kurorëzuara për (-17.3%).
Në muajin janar 2021 u kryen 1.928 kurorëzime, shkruan Indeksonline.
Për arsye të ndryshme, 290 kurorëzime u bënë jashtë Kosovës.
Si në muajin janar, ashtu edhe në shkurt, Prizreni është komuna që ka bërë më së shumti kurorëzime.
Vetëm gjatë shkurtit kjo komunë kreu 125 kurorëzime, ndërsa në janar vetëm 160.
Burimi i të dhënave është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.