×
  • Lajme
  • Lajme

    Prizreni mbulohet me pankarta “Zgjedhje në qershor”, “Albin jemi me ty, 51%”

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 11:15

    Ndërsa LDK-ja po synon të formojë qeverinë e re me AAK-në, NISMA-n, AKR-në dhe Listën Serbe , Lëvizja Vetëvendosje dhe përkrahës të saj po bëjnë thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje të reja në muajin qershor.


    Për këtë nga mbështetësit e VV-së është ndërmarrë një aksion ku po vendosin pankarta nëpër banesa me mbishkrimin “Zgjedhje në qershor”.

    Por sot me një thirrje të tillë është zgjuar edhe qyteti i Prizrenit, ku janë vendosur pankarta edhe me mbishkrimin “Albin jemi me ty,51%”, raporton TV Besa , shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se kjo komunë udhëhiqet nga Vetëvendosje. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!